Mire se Vini
  Auto
 

Peugeot konfirmon prodhimin e 308 RC Z

                        

Në sallonin e automjeteve në Frankfurt gjatë vitit të ardhshëm Peugeot do të paraqes zyrtarisht formën serike të konceptit i cili na është shfaqur para dy vitesh – 308 RC Z

Prodhimin e kupesë atraktive franceze e ka konfirmuar drejtor i prodhuesit Peugeot, Jean-Philippe Collin, në panairin e automjeteve në Lisbonë.
308 RC Z do të duhej të del në shitje në fillim të vitit 2010, e tani për tani nuk dihet nëse emri i njëjtë do të mbahet, duke marrë parasysh se do të ndërtohet në platformën e 308.

308 RC Z është paramenduar si një kupe e lehtë sportive. Shumica e pjesëve janë punuar nga alumini dhe peshon 1.200 kilogramë. Motori i automjetit sportiv francez është bartur nga ai 207 RC, e bëhet fjalë për 1.6 litërshin me benzinë prej 218 KF dhe moment të nisjes prej 300 Nm, që bën se shpejtësia deri në 100 km/h të arrihet për shtatë sekonda, dhe shpejtësinë maksimale 235 km/h.

 

                        Mitsubishi përgatit përgjigjen ndaj Tata Nanos 


                                        

Pasi që kompania Tata i ka vendosur vetes si detyrë shtëpie të konkurrojë me modelin e saj të lirë Nano, prodhuesit tjerë veçmë po përgatisin përgjigjen – Toyota, GM, Volkswagen dhe Renault-Nissan kanë paralajmëruar lansimin e automjeteve me buxhet të vogël në tregun indian dhe atë kinez, e as Mitsubishi nuk ka mbetur anash.

Mitsubishi veçse kanë filluar zhvillimin e atusë së tij, i cili do të duhet të paraqitej në vitin 2010. Risia do të bazohet në ndonjërën nga mikro automjetet ekzistuese vetëm në Japoni, ndërsa tregjet në fokus për të janë Evropa Lindore, Kina dhe Azia. 

     Lavida - automjeti i parë i VW-së i zhvilluar jashtë Gjermanisë

                

Volkswagen në Pekin do të paraqes Lavida-n, automjetin e tij të parë të dizajnuar dhe të prodhuar jashtë Gjermanisë.

Lavida është e dedikuar ekskluzivisht për tregun kinez, e tani për tani dihet se ajo do të ndërtohet në platformën PQ34 të Golfit IV, që do të duhej të zvogëlonte shpenzimet dhe ta bënte atë të mundshëm për masat e gjera të njerëzve.

Karakteristikat teknike nuk janë të njohura, mirëpo mbetet të pritet që automjeti të jetë i pajisur me motorët ekonomikë me benzinë dhe naftë. Fillimi i shitjes është paralajmëruar për verën e këtij viti.

 
  Today, there have been 16 visitors (18 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free